Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun

Nga Mario Brakaj
5 Gusht 2026, 16:15 | Ekonomi

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në 2.5 për qind.

Gjatë një konference për media mbi vendimmarrjen e politikës monetare, Sejko u shpreh se fokusi i raportit ka qenë ndikimi i çmimeve në ekonomi.

Ai paralajmëroi se rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare mund të çojë në një rritje të inflacionit mbi objektiv, si dhe në një ngadalësim të rritjes ekonomike.

Fokusi i këtij raporti ishte ndikimi që do të ketë ekonomia jonë nga çmimet. Rritja e çmimit të naftës në tregjet e huaja, do të sjellë një rritje të inflacionit mbi objektiv dhe një ngadalësim të rritjes ekonomike. Ky parashikim bazohet në pritjet për përfundim të shpejtë të luftës. Pasiguria mbetet e lartë, dhe balanca e rreziqet është rritu, por Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar politikën monetare”, tha Sejko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos