
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, raporton A2CNN.
Procedura është iniciuar gjatë ditës së sotme, me synimin për të zhbllokuar situatën e krijuar pas vonesave në përfundimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në vend.
Punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës nisën zyrtarisht në nëntor të vitit 2021. Sipas kontratës koncesionare dhe planit fillestar të investimit, aeroporti duhej të përfundonte brenda rreth tre viteve dhe të niste operimet gjatë vitit 2025.
Punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës nisën zyrtarisht në nëntor të vitit 2021. Sipas kontratës koncesionare dhe planit fillestar të investimit, aeroporti duhej të përfundonte brenda rreth tre viteve dhe të niste operimet gjatë vitit 2025. (A2 Televizion)