Banka turke, "Ziraat Bank", merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

Nga Marjo Brakaj
6 Gusht 2025, 18:31 | Ekonomi

Banka turke, "Ziraat Bank", merr miratimin paraprak për të

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të japë miratimin paraprak për licencimin e degës së bankës së huaj "Dega e Bankës Turkiye Cumhuriyeti Ziraat Bankasi A.S., Albania” për të ushtruar veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë.

“Ziraat Bank” është një bankë tregtare që operon në Republikën e Turqisë prej vitit 1863, me licencë të vlefshme bankare dhe leje operimi nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Rregullimit dhe Mbikëqyrjes Bankare.

Jashtë territorit të Turqisë, aktiviteti i saj shtrihet edhe në disa shtete të tjera, si: Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria, Greqia, Kosova, Qiproja Veriore, etj.

Dega e bankës së huaj që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve nga data e këtij vendimi, duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin "Për bankat në Republikën e Shqipërisë" dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, në mënyrë që të pajiset me licencën për fillimin e veprimtarisë bankare në vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos