Organizata Europiane e Profesioneve të Pasurive të Paluajtshme (CEPI), përfshirë NAREA-n (Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme), në dokumentin publik të datës 5 gusht 2025, ngrenë alarmin mbi rritjen e vështirësisë për blerësit e parë dhe kategoritë me të ardhura të ulëta për të blerë banesë, raporton A2 CNN.
Dokumenti propozon masa konkrete: reduktim të kostove të transaksioneve, lehtësim të kufizimeve rregullatore për qiradhënësit, nxitje të pronësisë afatgjatë dhe bashkëpunim publik-privat (PPP) për të rritur ofertën e strehimit të përballueshëm, shkruan A2 CNN.
Sipas CEPI dhe anëtarëve të NAREA-s, tregu i banesave me çmime të larta po bëhet gjithnjë më i paarritshëm për kategoritë më të prekura. Situata është më dramatike në zonat urbane me kërkesë të lartë
rekura. Situata është më dramatike në zonat urbane me kërkesë të lartë (A2 Televizion)