E lirë dhe ende e pazbuluar, KE: Mbiturizëm në Europë, vizitorët drejt Shqipërisë

Nga Marinela Lina
12 Korrik 2024, 16:14 | Ekonomi

Europa do të përfitojë 800 miliardë euro këtë sezon veror nga shpenzimet e turistëve, por një rol kryesor në rritjen e të ardhurave do ta luajnë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Komisioni Europian në pritshmëritë e turizmit për tremujorin e dytë të 2024 parashikon se Shqipëria do të rrisë fuqinë e saj në industrinë e turizmit me 86% këtë vit. Duke lënë pas destinacionet tipike si Mali i Zi, Greqi, Itali dhe Portugali.

Kjo rritje sipas Komisionit Europian do të vijë si pasojë çmimeve të lira, por dhe faktit se Shqipëria është një destinacion i pazbuluar për shumë turistë.

Përballë një reklamimi të tillë, turistët që tashmë e kanë frekuentuar Shqipërinë kanë braktisur zonat e shtrenjta në Shqipëri, kryesisht ato në jug të vendit.

Shpërndarja e turistëve sipas Komisionit Europian drejt destinacioneve të panjohura, po lehtëson mbiturizmin e vendeve të zhvilluara. Detyrimisht një rënie e të ardhurave do të vërehet kryesisht në Itali, Francë Gjermani e Angli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos