Euro e ka nisur edhe këtë javë në rënie. Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht për 101.14 lekë.
Në shitje euro po këmbehet me 101.57 lekë, ndërsa po blihet për 100.74 lekë. Në raport me fundjavën euro është zhvlerësuar me 0.08 lekë.
Edhe dollari me paundin kanë humbur pikë në tregun e këmbimit valutor duke u këmbyer për 94.45 dhe 117.24 lekë. (A2 Televizion)