Euro mbetet nën nivelin e 100 lekëve

Nga Marjo Brakaj
10 Mars 2025, 15:07 | Ekonomi

Euro mbetet nën nivelin e 100 lekëve

Euro dhe valutat e tjera kryesore në vend e kanë nisur javën në rritje të lehtë. Valuta europiane po këmbehet mesatarisht për 99.27 lekë duke u rritur me pak pikë në raport me fundjavën, shkruan A2 CNN.

Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, euro po blihet mesatarisht për 98.9 lekë dhe po shitet për 99.59 lekë.

Pas një rënie të fortë disa-ditore, këtë të hënë dollari e ka marrë disi veten duke u këmbyer për 91.41 lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos