Bankat u dhanë bujqve shqiptarë 2.74 miliardë lekë kredi vitin e shkuar. Në raport me 2023-shin, kredia për sektorin më të madh të ekonomisë u pakësua me 90 milionë lekë apo 3.1 për qind.
“Faktori kryesor është mungesa e certifikimit të tokës, parcelizimi, informaliteti i lartë, mungesa e siguracionit, si edhe kosto e lartë e prodhimeve në mënyrë që planet e biznesit të dalin sipas kërkesave që kanë institucionet financiare”, tha Agim Rrapaj, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar.
Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në raport me totalin e huave të dhëna, bujqësia zuri vetëm 0.72 për qind, shkruan A2 CNN.
“Kjo nuk e mbush boshllëkun e krijuar, por e lehtëson shumë. Duhet të ketë një hapje ndaj fermerëve edhe nga institucionet financiare jo-banka, pra shoqëritë e kursim-kredisë”, u shpreh Rrapaj.
Hapja e sektorit bankar ndaj bujqësisë konsiderohet e rëndësishme nga përfaqësues të këtij sektor, veçanërisht pas pezullimit të fondeve IPARD nga Bashkimi Europian dhe ulja e buxhetit në dispozicion.
“Kjo nuk e mbush boshllëkun e krijuar, por e lehtëson shumë. Shpresoj të mos jetë vetëm kjo, por edhe institucionet financiare premtuan se do të mbështesin me garanci sovrane sektorin”, tha Rrapaj.
Ndonëse mbetet sektori që kontribuon më së shumti në ekonominë shqiptare me rreth 22 për qind të Prodhimit të brendshëm bruto, bujqësia vijon të mbetet një sektor i nën-kredituar, gati i braktisur nga bankat. (A2 Televizion)