
Eurocontrol ul sërish tarifat aeroportuale për Tiranën dhe Kukësin (edhe pse pa fluturime). Eurocontrol vendosi që për vitin 2026, tarifa për Aeroportin e Tiranës të jetë 191.71 euro /avion nga 214 euro në vitin 2025, me një ulje rreth 10.5%, shkruan A2 CNN.
Për Aeroportin e Kukësit i kategorizuar si aeroport i zonës 2, tarifa e miratuar nga Eurocontol për këtë vit është 95.85 euro nga 107 euro në vitin paraardhës. (A2 Televizion)