Shqiptarët sigurojnë automjetet, por jo pronën e tyre. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se “sigurimi i mjetit motorik” përbën gati 70 për qind të tregut, ndërsa pronat më pak se 16.4 për qind. Pjesa tjetër i përket sigurimit të jetës.
“Shqiptarët mbulojnë kryesisht automjetet e tyre me sigurim, ndërsa mbrojtja e pronave private mbetet e kufizuar. Tregu i sigurimeve për automjetet përbën gati 70% të gjithë sigurimeve, ndërsa pronat zënë më pak se 16.4%. Pjesa tjetër përfshin sigurimet e jetës”, thotë për A2 CNN Mimoza Hajdarmataj, Sekretare e Përgjithshme Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë.
Pozitiv është fakti se nga viti në vit ka rritje të pronave të siguruara, veçanërisht pas tërmetit të viti 2019. Të dhënat nga AMF tregojnë se vitin e shkuar rezultojnë mbi 2.1 miliardë lekë të paguara nga qytetarët për pasuritë e tyre të patundshme. “Megjithatë, ka një trend pozitiv. Pas tërmetit të vitit 2019, numri i pronave të siguruara është rritur dukshëm. Të dhënat e fundit tregojnë se vitin e kaluar qytetarët paguan mbi 2.1 miliardë lekë për të mbuluar pasuritë e tyre të paluajtshme”, thotë Hajdarmataj.

Sipas të dhënave vetëm 5-7% e banesave në Shqipëri janë të siguruara në Shqipëri duke qenë ndër vendet në Europë me përqindjen më të ulët të sigurimit të banesës ndaj fatkeqësive natyrore. “Përqindja e banesave të siguruara në vend është ende shumë e ulët, vetëm 5-7%, duke e vendosur Shqipërinë ndër vendet me mbulim më të kufizuar të sigurimit të pronave ndaj fatkeqësive natyrore në Evropë”, thotë Hajdarmataj.
Ekspertët nënvizojnë se zgjerimi i mbulimit të pronave është thelbësor për rritjen e rezistencës ndaj katastrofave dhe për të forcuar sigurinë financiare të qytetarëve, duke e bërë sigurimin jo thjesht një detyrim, por një pjesë të rëndësishme të menaxhimit të riskut në vend. (A2 Televizion)