Hyrja në SEPA, Minxhozi: Po përmbushim kërkesat ligjore, kursehen rreth 15 milionë euro

Nga Marjo Brakaj
17 Nëntor 2023, 14:48 | Ekonomi

Hyrja në SEPA, Minxhozi: Po përmbushim kërkesat ligjore, kursehen

Sa herë që një emigrant u dërgon para familjarëve në Shqipëri ose kur investitorët kryejnë pagesa për jashtë vendit, kryerja e transaksionit ka një kosto të konsiderueshme.

Kjo për shkak se Shqipëria ende nuk është pjesë e Zonës së Vetme të Pagesave në Euro.

Në takimin e organizuar nga Banka Qendrore Eeropiane, Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, njoftoi se po punohet për të qenë pjesë e SEPA-s, duke përmbushur kushtet.

Hyrja në SEPA ishte kërkesë e Qeverisë së Shqipërisë në Samitin e Procesit të Berlinit që u zhvillua në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos