"I përgjigjet objektivave”, BSH mban të pandryshuar në 3.25% normën bazë të interesit për lekun

Nga Marjo Brakaj
7 Shkurt 2024, 16:28 | Ekonomi

Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar në nivelin 3.25 për qind normën bazë të interesit edhe për të paktën një muaj.

“Këshilli Mbikëqyrës vëren se qëndrimi aktual i politikës monetare është konsistent me pritjet tona në skenarin bazë,” deklaroi Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Megjithatë vala e krizës së çmimeve ende nuk është tërhequr tha guvernatori Gent Sejko, teksa paralajmëroi madje për rritje të interesave në vijim.

“Këshilli thekson se mbetet i gatshëm të vijojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare nëse kjo masë do të konsiderohet e nevojshme për kontrollin dhe stabilizimin e çmimeve.”

Ndonëse jo me ritmet e dy viteve të fundit, Banka Qendrore pret që ekonomia e vendit të vijojë të zgjerohet. Guvernatori Sejko tregoi edhe se ku mbështeten këto pritshmëri.

“Ekonomia shqiptare do të vijë në rritje e nxitur nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të shërbimeve. Rritja ekonomike do të ushqehet nga bilancet likuide të bizneseve dhe familjeve shqiptare si dhe kreditimi.”

Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, inflacioni po vijon të mbesë në nivele të larta kryesisht për shkak të çmimeve të larta të karburanteve dhe qirave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos