I shqetëson rritja e çmimeve, qytetarët shqiptarë mendojnë se ekonomia nuk po shkon mirë

Nga Marjo Brakaj
3 Nëntor 2025, 15:06 | Ekonomi

Qytetarët shqiptarë mendojnë se ekonomia nuk po shkon mirë. Ata janë veçanërisht të shqetësuar nga rritja e çmimeve. “Po janë 20-30 apo edhe 50 lekë më shtrenjtë. Zarzavatet një herë janë shtrenjtuar shumë. Që nga domatet, specat. Edhe bulmeti duket se po rritet”, thotë një prej tyre.

Në pyetësorin e përmuajshëm që Banka e Shqipërisë bën, treguesi i besimit konsumator vijoi rënie 7-mujore duke u tkurrur në tetor edhe më 1 pikë tjetër.

I shqetëson rritja e çmimeve, qytetarët shqiptarë

“Kjo lidhet me faktin se konsumatori nuk ka garanci. Asgjë nuk është e sigurt. Çmimet mund të ndryshojnë krejt papritur”, thotë për A2 CNN Shpëtim Agolli, ekspert për ekonominë. “Çmimet rriten, çdo gjë bëhet e papërballueshme. Të ardhurat tkurren se harxhojmë më shumë. rrogat janë në vendnumëro”, thotë Eriola Hoxha, eksperte për ekonominë.

I shqetëson rritja e çmimeve, qytetarët shqiptarë

Me stabilizimi e nevoja për fuqi nga njëra anë dhe pritshmëritë për më shumë shitje nga tjetra, besimi i bizneseve në fushën e industrisë, tregtisë dhe ndërtimit u rrit në tetor me respektivisht 6, 7 dhe 2.4 për qind. E kundërta ka ndodhur bizneset në sektorin e shërbimeve ku përfshihen baret dhe restorantet. Besimi i tyre u tkurr me 2 për qind.

“Kjo ka lidhje më shumë me pritshmëritë e atyre tregtarëve të cilët prisnin të kishin një volum më të lartë dhe sidomos me atë që u pompua opinioni se do të kishim një konsum të shtuar si pasojë e turizmit”, thotë Agolli. “Te ndërtimi po jep efekt kursi i këmbimit. Rritjet dhe zhvlerësimi brenda pak kohësh i euros po çorodit shitjet”, thotë Hoxha.

I shqetëson rritja e çmimeve, qytetarët shqiptarë

Rikthimi i optimizmit në disa sektorë, bëri që në pyetësorin e përmuajshëm që Banka e Shqipërisë bën, treguesi i ndjesisë ekonomike që mat aftësinë e bizneseve për të kryer investime dhe konsumatorëve për të shpenzuar, të rritej lehtë, me 1.9 pikë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos