Dongfeng Forthing prezantohet zyrtarisht në Shqipëri me showroom-in më modern në Europë

Nga A2 CNN
29 Tetor 2025, 18:26 | Ekonomi

Dongfeng Forthing prezantohet zyrtarisht në Shqipëri me showroom-in

Marka kineze Dongfeng Forthing, një nga katër gjigantët më të mëdhenj të industrisë automobilistike në Kinë, ka hyrë zyrtarisht në tregun shqiptar me inaugurimin e showroom-it të ri modern nga Euroasia Automobiles, përfaqësues ekskluziv i markës për Shqipërinë dhe Kosovën.

Ky moment shënon një etapë të re në zhvillimin e tregut vendas të automjeteve, pas pesë vitesh pranie të suksesshme të Forthing në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe, marka ka fituar besimin e konsumatorëve falë teknologjisë së avancuar, komoditetit maksimal dhe raportit të shkëlqyer cilësi–çmim.

Dongfeng Forthing prezantohet zyrtarisht në Shqipëri me showroom-in

Showroom-i i ri, i vendosur strategjikisht në rrugën e aeroportit të Tiranës, është vlerësuar nga drejtuesit ndërkombëtarë të kompanisë si një nga më modernët e markës në gjithë Europën. Ai përfaqëson një standard të ri në mënyrën se si prezantohen modelet Forthing dhe në eksperiencën që u ofrohet klientëve – nga testimi i automjeteve deri te personalizimi i porosive.

Një tjetër shtyllë kyçe e filozofisë së Euroasia Automobiles është shërbimi pas shitjes, që garanton cilësi, profesionalizëm dhe besueshmëri. Stafi teknik është trajnuar drejtpërdrejt në Kinë, duke siguruar zgjidhje të shpejta dhe të sakta për çdo nevojë teknike. Për më tepër, të gjitha pjesët origjinale të këmbimit janë të disponueshme në stok, duke ofruar një shërbim efikas dhe pa vonesa për klientët.

Dongfeng Forthing prezantohet zyrtarisht në Shqipëri me showroom-in

Aktualisht, mbi 500 automjete të markës Forthing qarkullojnë në rrugët shqiptare – një tregues i qartë i rritjes së besimit ndaj markës dhe cilësisë që ajo sjell në çdo model.

Me hapjen e këtij showroom-i të ri, Dongfeng Forthing dhe Euroasia Automobiles konfirmojnë ambicien për të forcuar më tej praninë e tyre në tregun shqiptar dhe rajonal, duke ofruar automjete inovative, performancë të lartë dhe një eksperiencë premium për çdo klient. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos