Inteligjenca artificiale me kosto, Ekonomia “po” në parim ndryshimeve te prokurimet publike

Nga Marinela Lina
22 Janar 2024, 18:47 | Ekonomi

Ndryshimet në ligjin për Prokurimet Publike morën në parim dritën jeshile në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Nga përfshirja e inteligjencës artificiale në sistemin e prokurimeve tek struktura e re e monitorimit, projektligji synon reformimin për të rritur standardin e funksionimit të mirëqeverisjes, Korrupsionit, Konkurrencës e klimës së Biznesit në Vend. Në emër të qeverisë prezantimin në Komision e bëri ministrja Elisa Spiropali.

Ndryshimet sipas deputetit socialist, Erjon Braçe nuk përfshijnë problemin  e zgjatjes dhe shtyrjen në kohë të procedurave të prokurimit publik por dhe  transparencën si element primar në Komisionin e Prokurimit Publik.

Ndërthurja e inteligjencës artificiale, një risi e prezantuar në 2023 nga Kryeministri Edi Rama, do të shoqërohet edhe me një tarifë e cila do të paguhet nga të gjitha bizneset ofertuese në procedurat tenderuese.

Ligji i prokurimeve Publike vjen si nevojë e përafrimit me direktivat të Bashkimit Evropian dhe rritje se eficiencës së përdorimit të fondeve. Në tetor te vitit te shkuar Komisioni i Ekonomisë rrëzoi propozimet e demokrates, Jorida Tabaku për të njëjtin ligj, ndryshime që sipas saj synonin luftën e korrupsionit dhe klientelizmin dhe përdorimit të fondeve publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos