Në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, u zhvillua një debat mes Arben Shkodrws, kryetar i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, dhe Jani Marka, aktivist i Lëvizjes Bashkë, lidhur me buxhetin e vitit 2026 dhe ndikimin e tij tek qytetarët.
Marka u shpreh se buxheti “absolutisht nuk do ta bëjë jetën më të mirë për shqiptarët”, duke argumentuar se “kosto e jetesës është më e lartë dhe paratë e shtetit do të vidhen për shkak të korrupsionit të përhapur”.
Shkodra kundërshtoi, duke thënë se më shumë fonde do të thotë më shumë shërbime për qytetarët. Ai theksoi se korrupsioni ekziston kudo dhe nuk është problem unik i Shqipërisë: “Në Parlamentin Europian futen me valixhe dhe flasin për korrupsionin në Shqipëri?! Të gjitha shtetet e botës kanë korrupsion dhe evazion fiskal”, shtoi Shkodra. (A2 Televizion)
