"Pensionet në Shqipëri sa 8 % e mesatares së BE"- Jani Marka: Jem larg ritmit të Europës

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 21:27 | Ekonomi

"Pensionet në Shqipëri sa 8 % e mesatares së BE"- Jani

Jani Marka, aktivist nga Lëvizja Bashkë tha në Off the Record me Andrea Dangllin se Shqipëria është shumë larg përmbushjes së standardeve të BE.

Sipas Markës, pensionet janë tepër të ulëta në krahasim me vendet e BE, teksa çmimet të papërballueshme.

“Ju thatë duhet të arrijmë standardet e BE. Nuk e di po në Shqipëri pensionet janë sa 8% e mesatares së BE. A e kuptoni sa larg jemi. Në çdo sondazh, shqetësimi kryesor është kostoja e jetesës, pastaj vijnë të tjerat, lidhet me çmimet, importet. Ne u munduam të bëjmë dhe Singaporin. Ndërtimi nuk ka logjikë të qëndrueshme. Po vazhdojmë me turizmin. Prodhim vendas, bujqësia nuk është se po mbështetet sa duhet. Industria dhe ekonomia ka produktivitet të ulët”, tha Marka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos