Kriza për punonjësit? Paga për koordinator transporti shkon deri në 1.500 në Tiranë

Nga A2 CNN
29 Maj 2026, 21:36 | Ekonomi

Kriza për punonjësit? Paga për koordinator transporti shkon deri

Tregu i punës në Shqipëri po përballet gjithnjë e më shumë me mungesën e punonjësve të kualifikuar, ndërsa kompanitë po detyrohen të rrisin ndjeshëm rekrutimet nga jashtë vendit por edhe ofertat financiare për të tërhequr staf.

Rasti më i fundit vjen nga kompania amerikane e transportit Universal Transport, me qendër në Detroit, e cila ka hapur vende pune në Tiranë për pozicionin dispatcher.

Ajo që bie në sy është fakti se paga e një koordinatori varion nga 1.200 deri në 1.500 dollarë në muaj.

Oferta konsiderohet e lartë për tregun shqiptar të punës, veçanërisht për një pozicion që lidhet me koordinimin e transportit dhe logjistikës.

Sipas njoftimit në faqen www.universaltrans.us , kandidatët duhet të kenë eksperiencë në sektorin e transportit dhe njohuri shumë të mira të gjuhës angleze duke i ftuar që të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: [email protected]

Ekspertët e tregut të punës prej kohësh paralajmërojnë se emigracioni, mungesa e profesionistëve dhe kërkesa në rritje nga kompani të huaja po krijojnë një garë të fortë për burimet njerëzore në Shqipëri.

Në disa sektorë, veçanërisht në transport, teknologji dhe shërbime, pagat po rriten ndjeshëm krahasuar me vetëm pak vite më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos