
Shqipëria është renditur ekosistemi i 4-ët më në rritje i startup-eve në Evropë dhe i 75-ti në botë, duke u ngjitur tetë vende në Raportin Global të Ekosistemit të Startup-eve 2026 të publikuar nga StartupBlink, harta më gjithëpërfshirëse globale e ekosistemeve të startup-eve.
Ngjitja prej tetë vendesh është i barabartë për rritjen më të madhe mes vendeve evropiane dhe i 3-ti më i madhi në botë, duke rikthyer Shqipërinë në top 80-shen e ekosistemeve botërore. Vendi regjistroi 71.1% rritje vjetore të ekosistemit, duke u renditur i katërti në Evropë në këtë tregues.
Vlera totale e ekosistemit shqiptar të startup-eve vlerësohet tashmë në 606.4 milionë dollarë amerikanë.
• Renditja globale: #75 (+8 vende kundrejt 2025)
• Rritja vjetore e ekosistemit: +71.1% — e 4-ta më e lartë në Evropë
• Tirana: Ngjitet 17 vende me +40.5% rritje, rritja e tretë më e lartë mes qyteteve ballkanike në top 500-shen botërore
• Indeksi i Mjedisit të Biznesit për Inovatorët: i 60-ti nga 125 vende
• Risitë e vitit 2026: Top 5 në Ballkan për Mbështetje të Startup-eve dhe Funksionimit të Ekosistemit
Raporti vëren se renditja e Shqipërisë në Indeksin e Mjedisit të Biznesit për Inovatorët (60) tregon kushte të forta themelore biznesi që duhen përkthyer plotësisht në rezultate të ekosistemi, duke treguar potencial të mëtejshëm rritjeje ndërsa ekosistemi piqet.
“Ky rezultat konfirmon se investimi i Shqipërisë te inovacioni dhe startup-et po jep fryte. Ngjitja tetë vende brenda një viti, me rritjen e katërt më të lartë në Evropë, tregon se reformat, investimi publik dhe besimi i themeluesve dhe investitorëve tanë po lëvizin në të njëjtin drejtim. Ne do të vazhdojmë të harmonizojmë financimin, fondet e BE-së dhe infrastrukturën me nevojat reale të ekosistemit ,duke përfshirë prioritetin strategjik për ndërtimin e qendrave startup përtej Tiranës”, vlerësoi Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Përmirësimi vjen ndërsa Innovation4Albania, e themeluar përmes bashkimit të Startup Albania dhe Agjenicsë së Inovacionit dhe Eskelencës po përfundon ciklin e saj të parë të plotë të granteve, që tërhoqi 1,179 aplikantë në vitin 2026 dhe mbështet një portofol me 40.6% sipërmarrje të udhëhequra nga gra.
Tirana mbetet i vetmi qytet shqiptar i renditur në raport. Zhvillimi i qendrave shtesë startup përtej kryeqytetit është identifikuar si një prioritet strukturor kyç për fazën e ardhshme të zhvillimit të ekosistemit.
Raporti Global i Ekosistemit të Startup-eve 2026 i StartupBlink rendit 1,000 qytete dhe 125 vende sipas forcës së ekosistemit të startup-eve, duke përdorur tregues të sasisë, cilësisë dhe mjedisit të biznesit. Faqja e plotë e Shqipërisë është e disponueshme në startupblink.com. (A2 Televizion)