Kryeson Holanda dhe “shtetet konfidenciale”, investimet e huaja arritën në gati 1.5 miliardë euro gjatë 2023

Nga Marjo Brakaj
25 Mars 2024, 16:39 | Ekonomi

Me gjithë krizën për të gjetur punonjës, kostot e shtuara nga rritja e pagave dhe forcimi i lekut, sipërmarrësit e huaj po vijojnë të investojnë në Shqipëri. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vlera e investimeve nga jashtë deri në fundvit kapi shifrën e gati 1.5 miliardëve eurove, 120 milionë më tepër se gjatë 2022-shit. Ky është niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë

“Është shifër e madhe për Shqipërinë, marrë parasysh se kjo e fundit është e vogël. Është një trend pozitiv. Kemi ecur mirë, por sërish është i vogël”, tha Mark Crawford, investitor amerikan.

Rritja e vlerës së pronave në vend ka tërhequr edhe vëmendjen e të huajve duke renditur në krye të investimeve të huaja pikërisht blerjet e pasurive të patundshme. Lista pasohet nga investimet në sektorin bankar dhe atë financiar, hidrokarburet, energjia dhe tregtia.  

“Ka shumë turistë të huaj që veçanërisht po investojnë te pasuritë e paluajtshme dhe jo vetëm Janë sektor ku përgjithësish nuk kërkohet ndonjë fuqi punëtore e madhe. Gjithçka gjendet gati dhe investimi kryhet pa pengesa”, shtoi Crawford.

Holanda kryesoi listën e vendeve me investimet më të larta në Shqipëri gjatë 2023-shit me mbi 300 milionë euro. Lisat pasohet nga “shtet konfidenciale”, Italia, Turqia dhe Austria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos