Leku fundos euron, monedha europiane prek minimumin, këmbehet me 99.86 lekë

Nga Marinela Lina
13 Gusht 2024, 15:14 | Ekonomi

Euro ka prekur minimumin historik gjatë muajit gusht, duke kapur nivelin më të ulët të viteve të fundit. Situata e javëve të fundit në tregun e këmbimit valutor është reflektuar edhe në kursin zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Leku fundos euron, monedha europiane prek minimumin, këmbehet me 99.86

1 euro në tregun valutor shqiptar po këmbehet për 99.86 lekë, me një rënie prej 0.15 lekë në fillim të kësaj jave.
Krahasuar me gusht 2023, monedha europiane është zhvlerësuar me 4 lekë. Shkaqet kryesore që mund të rendisim për këtë zhvlerësim të monedhës europiane janë rekordet e fluksit hyrës të turistëve në 7 muajt e parë të vitit, informaliteti dhe rritja e investimeve të huaja.

Leku fundos euron, monedha europiane prek minimumin, këmbehet me 99.86

Deri tani, Banka Qendrore nuk ka publikuar informacion lidhur me sasinë e blerjeve valutore direkte për të mos lejuar mbiçmimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit. Në ankandet e planifikuara për 2024 Banka e Shqipërisë parashikon të tërheq nga tregu 250-330 milionë euro.

Leku fundos euron, monedha europiane prek minimumin, këmbehet me 99.86

Ndërhyrjet e Bankës Qendrore në tregun valutor janë rritur ndjeshëm që pas fillimit të pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos