LIVE| Braho në hapat e Dumanit? Juristja: I ka dhënë provat para krijimit të SPAK

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2025, 21:01 | Ekonomi

Juristja Edlira Çepani, e ftuar në emisionin “Terminal” nga Aurora Sulçe në A2 CNN, vlerësoi rëndësinë e drejtimit të procesit hetimor nga vetë kreu i SPAK, duke e cilësuar këtë si një garanci të fortë për seriozitetin dhe ligjshmërinë e hetimeve. Sipas saj, pikërisht ky rol e bën më të fortë institucionin përballë sfidave të shumta që e presin.

Çepani theksoi se drejtësia, veçanërisht në nivele të larta, përballet vazhdimisht me presion politik dhe sulme mediatike. Ajo nënvizoi se politika shpesh herë e uron, e më pas e sulmon drejtësinë, duke krijuar një klimë të vështirë për funksionarët e saj. Në këtë kontekst, integriteti mbetet cilësia më e domosdoshme, sidomos në një vend si Shqipëria, ku besimi te institucionet ka qenë i lëkundur ndër vite.

Sipas juristes, një tjetër element thelbësor është respektimi rigoroz i procedurave. Ajo theksoi se një prokuror i suksesshëm është ai që ndjek procesin nga “A-ja deri te Z-ja”, duke ndërtuar dosje të plota dhe të sakta, shkruan A2 CNN.

Çepani kujtoi se edhe përpara krijimit të SPAK-ut, kur pandëshkueshmëria ishte në nivele të larta, janë çuar deri në fund çështje të rëndësishme që kanë përfunduar me dënime, falë punës profesionale të prokurorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos