“Made in Albania”, shkaqet e shkatërrimit të prodhimit vendas

Nga A2 CNN
20 Janar 2025, 15:38 | Ekonomi

Eksportet shqiptare po kalojnë një periudhë të vështirë. Zhvlerësimi i euros, rritja e kostove të brendshme, si dhe rënia e kërkesës nga jashtë kanë futur në një ngërç prodhimin vendas.

“Made in Albania”, shkaqet e shkatërrimit të prodhimit

Në vitin që sapo u mbyll, eksportet arritën vlerën e 372.6 miliardë lekëve, me rënie mbi 67 miliardë ose 15.4% kundrejt një viti më parë.

Mangësitë e prodhimit vendas janë ndjerë edhe në tregun e brendshëm, aty ku kërkesat e konsumatorëve po plotësohen me mallra importi.

“Made in Albania”, shkaqet e shkatërrimit të prodhimit

Vlera e produkteve të siguruara nga jashtë arriti në vitin 2024 në mbi 894 miliardë lekë, me rritje 21.7 miliardë ose 2.5% më shumë se një vit më parë.

Një situatë e tillë e përkeqësuar ka çuar në nivele rekord deficitin tregtar të vendit.

“Made in Albania”, shkaqet e shkatërrimit të prodhimit

Ky tregues arriti në fund të vitit të kaluar në 521.7 miliardë lekë ose rreth 5.2 miliardë euro, niveli më i lartë që kur mbahen të dhënat zyrtare, duke përfshirë vitet e tranzicionit, por edhe para kësaj periudhe.

“Made in Albania”, shkaqet e shkatërrimit të prodhimit

Këto shifra tregojnë qartë sesi po rrënohet prodhimi vendas dhe marka “Made in Albania”, të cilën iu deshën mëse tre dekada të ngrihej.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos