
Skënderbeu mposhti në Korçë Dinamon me shifrat 2-0.
Gjithçka ndodhi pas një pjese të dytë të ndezur ku kishte shumë raste dhe polemika, me gola të anuluar, penallti të humbura dhe VAR-in që u bë protagonist, shkruan A2.
Në fund ishin korçarët të cilët gjetën dy golat që e rendisin tashmë në vendin e pestë, me 14 pikë.
Ndërkohë, Dinamo mbetet në vendin e tretë, me 17 pikë. (A2 Televizion)