Më pak rrush e grurë, shkak ndryshimet klimatike, humbje të konsiderueshme për Shqipërinë

Nga Marjo Brakaj
2 Shtator 2025, 19:12 | Ekonomi

Klima ‘kërcënim’ për bujqësinë e blegtorinë! Në raportin vjetor të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit thuhet se rendimenti i prodhimit për kulturat bujqësore mund të tkurret deri në 23% tek kultura e rrushit, ndërsa tek gruri deri në 5%.

Më pak prodhim bujqësor, kufizim të mundësive për vaditje por edhe përmbytje që përsëriten shpesh. Janë këto vetëm disa nga rreziqet që i kanosen Shqipërisë, si pasojë ndryshimeve klimatike. Në raportin vjetor të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit thuhet se rendimenti i prodhimit për kulturat bujqësore mund të tkurret deri në 23 për qind te vreshtaria kultura e ndërsa tek gruri deri në 5 për qind.

“Ndryshimet e ardhshme klimatike në Shqipëri pritet të kenë efekte të konsiderueshme në prodhimin e kulturave bujqësore. Veçanërisht në zonat fushore, parashikohet që rendimenti i misrit të ulet me 17% dhe rendimenti i domateve dhe shalqirit të bjerë me 6-11%. Në zonat bujqësore me mundësi të kufizuara vaditjeje ose me mungesë të plotë vaditjeje, pritet që rendimenti i jonxhës të ulet me 6%, rendimenti i rrushit me 17-23%, rendimenti i ullinjve me 11- 20%, ndërsa rendimenti i grurit pritet të rritet me 4-5%.”

Në bujqësi rreziqet kryesore që mund të vijnë prej klimës përveç uljes së prodhimit, është edhe mungesa e ujit për vaditje apo shtimi i insekteve të dëmshme.

“Nëse analizojmë strukturën e prodhimit gjatë dhjetë viteve të fundit, do të konstatojmë se sipërfaqja e kultivuar me grurë është ulur me rreth 22%, ndërsa prodhimi ka rënë me 13%.”

Por jo vetëm thatësira, por këto ndryshime drastike mund të sjellin edhe përmbytje.

Edhe tek blegtori ndikimi nga ndr“Përmbytje masive, çdo 3-4 vjet (përmbytjet kanë shkaktuar humbjen e rreth 10 000 ha grurë, 15 000 ha foragjere, 1000 ha pemë frutore dhe mbi 1500 ha vreshta). Dëmtimi më i madh ka ndodhur në verilindje (rajonet e Shkodrës dhe Lezhës”.yshimeve klimatike do të jetë i ndjeshëm duke ndikuar direkt në uljen e prodhimit blegtoral, në riprodhimin, shëndetin dhe vdekshmërinë e kafshëve si pasojë e rritjes së temperaturave, si dhe të shpeshtësisë dhe intensitetit të valëve të të nxehtit. Po në këtë raport thuhet se nga thatësira rrezikohet edhe zhdukja e racave të bagëtive.

“Racat lokale dhe ato të rralla mund të zhduken si rezultat i ndikimit të ndryshimeve klimatike dhe epidemive të sëmundjeve. Shumica e bagëtive të imëta, deleve dhe dhive, janë raca lokale shqiptare të rritura kryesisht në sistemin e kullotjes dhe do të jenë më të cenueshme nga ndryshimet klimatike në Shqipëri. Nga dhjetë raca të deleve, tre prej tyre rrezikojnë të zhduken dhe nga 17 raca të dhive, 10 prej tyre rrezikojnë të zhduken.”

Një vit më parë në një raport dedikuar ndryshimeve klimatike Banka Botërore kërkonte të merreshin masa në mënyrë që të mos rrezikohej ekonomia shqiptare. Sipas Bankës përmbytjet, thatësirat dhe stresi i nxehtësisë mund t’i shkaktojnë humbje ekonomisë së vendit sa 15.7 për qind e PBB-së deri në 2050. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos