Monedha të reja 5 lekëshe, BSH: Kanë të njëjtin kurs ligjor, ndryshon viti i emetimit

Nga Marinela Lina
5 Qershor 2024, 15:22 | Ekonomi

Banka e Shqipërisë do hedhë në qarkullim monedha metalike me vlerë 5 lekë të rishtypura, duke nisur nga data 20 qershor 2024.

 Sipas njoftimit të këtij institucioni, monedhat metalike kanë si ndryshim nga monedhat ekzistuese vetëm vitin e emetimit “2023”. Ndërsa në përbërje, pamje, përmasa dhe peshë do të jenë njëlloj si ato më parë.

Këto monedha do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos