Ndryshimet në sistemin e pensioneve, rritja ekonomike do të përkthehet në mirëqenie për të moshuarit

Nga Marjo Brakaj
9 Shtator 2024, 15:46 | Ekonomi

Veç indeksimit dhe bonusit të fund-vitit, pensionistët në vend do të marrinë dhe ca para të tjera, në varësi të rritjes ekonomike. Një tjetër ndryshim që pritet të reflektohet në sistemin e pensioneve nga viti i ardhshëm është ai i zbutjes së hendeqeve mes asaj që pensionistët në fshat dhe qytet. Banka Botërore, bashkë me Fondin Monetar Ndërkombëtar janë duke ndihmuar Ministrinë e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit për të rishikuar skemën e pensioneve e cila ndodhet në prag të kolapsit, shkruan A2 CNN.

Indeksim i diferencuar, rishikim i moshës së përgjithshme dhe asaj të parakohshme të daljes në pension... ndryshimeve në skemën e pensioneve do i shtohet edhe do i shtohet edhe një formulë që përkthen më shumë mirëqenie për të moshuarit rritjen ekonomike të vendit. Pra veç indeksimit dhe bonusit të fund-vitit, pensionistët në vend do të marrin ca para’ të tjera nga të ardhurat shtesë në buxhetin e shtetit.

“Dhe jo në këtë rast veç aspektit ekonomik, që tregon se indkesimi dhe bon shikohet edhe në aspektin politik. Ata janë të gjithë votues. Unë gjykoj se janë pjekur kushtet që qeveria të lëvizi. Pavarësisht se janë lëvizje shumë të vonuara, pasi kjo forcë politike ka 11 vite në pushtet, gjithsesi mbetet për t’u vlerësuar. Shpresojmë mos mbetet thjesht si deklaratë publike”, thotë për A2 CNN Teuta Nunaj, studiuese e sistemit të pensioneve.

Një tjetër ndryshim që pritet të reflektohet në sistemin e pensioneve nga viti i ardhshëm është ai i zbutjes së hendeqeve mes asaj që pensionistët në fshat dhe qytet kontribuojnë apo që marrin apo që kontribuojnë. “Ka diferencë në pagesa. Diferencë ka edhe te derdhja e kontributeve shoqërore. Në zonat rurale ka pasur dhe ka shumë informalitet”, thotë Nunaj.

Një në pesë shqiptarë sot është i moshuar. Nga rreth 2.4 milionë qytetarë në total, më shumë se 473 mijë janë mbi 65 vjeç. Kjo ka bërë që raporti i varësisë së të moshuarve që llogarit numrin e personave mbi 65 vjeç me ata në moshë pune të rritet në 30.4 për qind nga 16.7 për qind në vitin 2011.

Thënë ndryshe, presioni mbi skemën e pensioneve sot është në nivelin më të lartë ndonjëherë. Në pritje të nisjes së diskutimeve për “planin kombëtar për sigurimet shoqërore” ekspertë të fushës kanë edhe sugjerime se si skema e pensioneve në vend mund të përmirësohet. “Dy elementë duhet t’i shtohen me patjetër skemës. I pari është pensioni privat i detyruar. Me rëndësi ka gjithashtu fundja e konceptit të pensionit të 13-të”, thotë Nunaj.

Banka Botërore, bashkë me Fondin Monetar Ndërkombëtar janë duke ndihmuar Ministrinë e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit për të rishikuar skemën e pensioneve e cila ndodhet në prag të kolapsit. Lindshmëria nën nivelin e zëvendësimit prej vitit 2001, rritja e jetëgjatësisë, si dhe migracioni mbeten faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë që sot kërcënon më shumës e kurrë skemën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos