Pas një konflikti për motive të dobëta, një person ka qëlluar me armë zjarri në Kukës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit, shkruan A2. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Autori i dyshuar, shtetasi me inicialet U.D., është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:50, në lagjen nr. 5, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D.
Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. (A2 Televizion)