Për të paguar rreth 190 mijë punonjësit e administratës publike, deri në fundin të nëntorit nga arka e shtetit kanë dalë 97.7 miliardë lekë apo rreth 980 milionë euro. të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se 77 miliardë lekë kanë shkuar për pagat dhe 17.7 miliardë për sigurimet shoqërore.
“Pjesa e rritjes së pagave në mënyrë progresive, pa u shoqëruar me pjesën e asaj se sa i vjen kjo shërbimeve publike, korrupsionit dhe e-qeverisjes, natyrisht krijon probleme. Problemi është se qeveritë mënojnë si t’i qasen elektroratit dhe jo në afatgjatë”, thotë për A2 CNN Eduart Gjokutaj, ekspert për ekonominë.
Si pasojë e reformës së nisi në 2023-shin e që u përmbyll gjatë këtij shpenzimet për punonjësit e administratës publike në harkun e muajve janar-nëntor janë zgjeruar me gati 17 për qind krahasuar me 2024-n .Në raport me 2023shin, shpenzimet janë rritur me 28.5 për qind.
“Rritja e pagave e bazuar vetëm te vendime politike, pa analiza produktiviteti përcjell kosto ndër breza. Ne po i ndiejmë që tani. Po marrim borxh për të paguar personalin. Kjo është absurde”, thotë Gjokutaj.
Pavarësisht digjitalizimit të shërbimeve publike, me E-Albanian që tani do të ketë e një “asistent virtual”, qeveria planifikon të zgjerojë më tej numrin e punonjësve në shtet. Administrata qendrore, ku përfshihet kryeministria dhe institucionet e varësisë pritet të arrijë në 87 mijë e 112 punonjës në 2026-n.
(A2 Televizion)