"Paketa e maleve", Komisioni i Ligjeve pezullon shqyrtimin. Ja arsyeja

Nga Marjo Brakaj
11 Shkurt 2025, 14:24 | Ekonomi

"Paketa e maleve", Komisioni i Ligjeve pezullon shqyrtimin. Ja arsyeja

Komisioni i Ligjeve ka pezulluar shqyrtimin e projektligjit “Për paketën e maleve”.

Projektligji do t’i kalojë për shqyrtim KQZ nëse bie në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, shkruan A2.

Përparësi për investime me anë të “Paketës së maleve” do të kishin ata individë që tashmë shfrytëzojnë këto zona. Ata që i kanë në përdorim prej më shumë se 10 vitesh, mund të blejnë këto prona me çmimin simbolik “1 euro”.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural planifikon ndërkohë të çojë në 1 000 nga 250 aktualisht numrin e agroturzimeve në vend deri në vitin 2030 si pasojë e investimeve në zonat malore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos