Polarizimi i skajshëm i ekonomisë. Rriten depozitat, çereku i popullsisë në kufirin e varfërisë

Nga Aurora Sulçe
31 Korrik 2024, 15:40 | Ekonomi

Polarizimi i skajshëm i shoqërisë dhe ekonomisë po vihet re edhe në Shqipëri. Një pjesë e qytetarëve po pasurohen, ndërsa pjesa tjetër po varfërohen, duke thelluar hendekun mes tyre.

Polarizimi i skajshëm i ekonomisë. Rriten depozitat, çereku i

Të dhënat tregojnë se depozitat në sistemin bankar janë rritur, duke kapërcyer në fund të qershorit vlerën e 7.5 miliardë eurove. Kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, kursimet e shqiptarëve në banka janë rritur me 44 milionë euro

Por çfarë ndodh me pjesën tjetër të popullsisë?

Polarizimi i skajshëm i ekonomisë. Rriten depozitat, çereku i

Rezulton se mbi 576 mijë qytetarë janë në kufirin e varfërisë, thënë ndryshe kanë të ardhura të pamjaftueshme për të jetuar. Kundrejt vitit 2021, numri ka rënë me rreth 46 mijë ose me 7.4%, por gjithsesi mbetet i konsiderueshëm.

Por sa është pesha e varfërisë për të kuptuar sesa është realisht shqetësuese kjo dukuri?

Polarizimi i skajshëm i ekonomisë. Rriten depozitat, çereku i

Duke pasur parasysh se sipas Censit 2023, numri i popullsisë është 2.4 milionë banorë dhe numrin e qytetarëve që jetojnë në kufirin e varfërisë, rezulton se 24% e popullsisë në vend është e varfër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos