Temperaturat e larta dhe në rritje po detyrojnë shqiptarë të blejnë kondicionerë. Me verën që bëhet përvëluese çdo vit e më shumë, kondicioneri mbetet zgjidhja e vetme për të përballuar të nxehtin gati jo-normal të stinës.
“Në krahasim me vitet teksa vapa bënte 5 ditë apo një javë, njerëzit duronin dhe nuk blinin një kondicionet. I nxehti këtë vit ka qenë i pa-përballueshme dhe ndaj ka pasur shumë kërkesa që nga qershori për të blerë kondicionerë,” shprehet Gentian Beqiri, menaxher dyqani.
Në raport me një vit më parë, dyqanet raportojnë gati dyfishim të shitjeve.
“Shumica e klientëve kërkojnë kondicionerë që kursejnë energji. Githashtu kërkojnë çmime mesatare, Kjo pasi edhe Tirana nuk është se ka temperatura shumë të ultta gjatë dimrit ë kondicioneri t kondicioneri të mos funksionojë.”
Me vapën e padurueshme nga njëra anë dhe nevojën për të kursyer energji elektrike nga tjetra, menaxheri i një prej dyqaneve që shet kondicionerë në Tiranë, Gentian Beqiri na tregon edhe se çfarë kondicionerësh shqiptarët zgjedhin.
“Kemi pasur deri në 20 shitje në ditë. Problemi që kemi është i montimit. Kjo për shkak se kanë ikur ata që merren me montimin e kondicionerëve. Ne duam që veç shitjes t’i shkojmë deri në fund shërbimit, te mondtimi.”
Të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave treguan se vetëm një në katër familje shqiptare kishte kondicionerë në shtëpi. Nga 755 mijë 950 familje në total, vetëm 207 mijë 886 apo 27.5 për qind e totalit kishte mundësinë të ftohej apo ngrohej me kondicionerë. (A2 Televizion)