Puna në të zezë u përhap në 2023, bizneset duan punonjës por nuk deklarojnë pagat e tyre

Nga A2 CNN
1 Prill 2024, 15:31 | Ekonomi

Puna në të zezë u përhap edhe më shumë vitin e shkuar. Pas kontrolleve në gati 10 mijë biznese e institucione vitin e shkuar, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore gjeti rreth 2 mijë të punësuar të padeklaruar. Në raport me 2022-shin, informaliteti në tregun e punës rezulton të jetë zgjeruar me 10.5 për qind, ndërsa në krahasim me 2021-shin me 80 për qind.

Puna në të zezë u përhap në 2023, bizneset duan

“Çështja e informalitetit në tregun e  pagave nuk lidhet me vetëm mos-deklarimin e tyre, por edhe mungesën e kategorizimit të pagave. Sot bizneseve iu mungon një hierarki e pagave”, tha ekspertja kontabël Elisabeta Katiaj.

Puna në të zezë u përhap në 2023, bizneset duan

Kriza e veçanërisht dy viteve të fundit duket se ka kthyer vëmendjen e të gjithëve te fuqia punëtore, por jo te paga e tyre.  Gati 200 mijë të punësuar apo 19.4 për qind e totalit rezulton të marrin një pagë minimale bruto në masën 40 mijë lekë. Në raport me 2022-shin, numri i të punësuarve me pagë minimale është zgjeruar me rreth 10 mijë vetë apo 1 për qind.

Puna në të zezë u përhap në 2023, bizneset duan

Tregtia, ku përfshihet edhe sektori i bareve, restoranteve, hoteleve apo shërbimeve të tjera kanë pasur numrin më të madh të punonjësve informalë. Lista ndiqet nga ndërtimi dhe industria prodhuese ku përfshihet dhe fasoneria.

Të dhënat nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore tregojnë se nga kontrollet e ushtruara vitin e shkuar u gjetën edhe 27 të huaj pa leje pune nga 21 gjatë 2022-shit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos