“Qeveria nuk po rrit pensionet”, ekspertja: Ky është bonus mujor!

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2025, 21:55 | Ekonomi

Për eksperten Zana Guxholli ajo që po bën qeveria me pensionet nuk është një rritje e tyre, por një bonus mujor.

E ftuar në Termina, Guxholli u shpreh qeveria nuk e ka prekur pensionin bazë dhe ajo që ka vendosur t’iu japë pensionistëve është një shtesë e cila zakonisht iu është dhënë në fund të muajit, teksa tani po iu ndahet në muaj.

“Kjo është një rritje të ardhurash, por jo një rritje pensioni. Pasi pensioni bazë nuk është prekur, do jetë aq sa është mbi një pension bazë do llogaritet indeksimi dhe bonusi është një e ardhur që i jepet pensionistit si edhe për të kompensuar energjinë. Ky është bonus mujor. Ka disa mënyra për të ndihmuar pensionet dhe janë 4. Kjo e jona është një bonus, që behët ose si e bënte qeveria me njëherë në fund të vitit ose e ndan muaj për muaj”, tha Guxholli në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos