Rekord në dorëzimin e bilanceve, mbi 31 mijë biznese respektojnë afatin, për herë të parë mbi 90% në kohë

Nga Marjo Brakaj
4 Gusht 2025, 12:51 | Ekonomi

Rekord në dorëzimin e bilanceve, mbi 31 mijë biznese

Më shumë se 31,000 subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë, duke shënuar një nga performancat më të larta të viteve të fundit.

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) bën të ditur se për herë të parë, mbi 90% e bilanceve u dorëzuan brenda afatit, duke tejkaluar ndjeshëm vitet pararendëse.

Në vitin 2024, u dorëzuan 28,200 bilance në afat, në vitin 2023 ishin 26 mijë bilance të dorëzuara në afat, ndërsa në vitin 2022 u dorëzuan 20,700 bilance në afat, shkruan A2 CNN.

Ky progres pasqyron një ndërgjegjësim më të madh të bizneseve për detyrimet ligjore dhe përdorimin në rritje të shërbimeve online të QKB-së. Sipas QKB-së, dorëzimi i bilancit vjetor nuk është thjesht një detyrim, por një hap drejt transparencës dhe formalizimit të aktivitetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos