Vitin e shkuar u importua naftë si kurrë më parë. Më shumë se 657 mijë tonë. Në raport me vitin 2023, sasia e karburantit të hyrë në vend u rrit me rreth 43 mijë tonë apo 7 për qind. Ndryshe nga më herët, importet e naftës gjatë vitit të shkuar u përqendruan te India e lagët, duke zëvendësuar kështu Italinë fqinje.
Kjo në një kohë që çmimet e karburanteve mbetën në larta. Në pikat e karburanteve nafta u shit mesatarisht për 182 lekë, benzina për 183 lekë dhe gazi 59 lekë, shkruan A2 CNN.
“Na ka ikur truri. Janë rritur çmimet. Nuk është e këndshme po... Shumë të shtrenjta në krahasim me rrogat që marrim”, thotë drejtuesit e automjeteve.
Në zgjerimin e importeve të karburanteve gjatë vitit të shkuar ndikim kanë pasur edhe turistët.
“Veçanërisht gjatë muajve të verës ka shumë lëvizje si pasojë e turistëve të ardhur nga jashtë. Ndryshe nga vitet e tjera”, u shpreh Dashnor Memaj, Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban.
Rritja e konsumit ka ndihmuar edhe në rritjen e të ardhurave në formën e tatimeve dhe taksave që vilen ndaj hidrokarbureve.
“Edhe më vrullshëm kanë nisur ky vit në drejtim të importit të karburanteve. Vetëm në janar u importuan mbi 53 mijë tonë naftë. Në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, importet janë zgjeruar me gati 34 për qind.” (A2 Televizion)