Rezervuari Kasharaj, jo vetëm një dëm ekonomik, por edhe humbje e ushqimit

Nga Çaku Tafa dhe Luela Myftari
1 Tetor 2026, 15:26 | Ekonomi

Tubat rezultojnë të mbushur me dhe me peshq të ngordhur, çka ka vështirësuar ndërhyrjen dhe qarkullimin e ujit. Kjo është situata që raportohet në zonën e rezervuarit në Kasharaj.

Pastrimi i tyre është një nga ndërhyrjet kryesore që duhet të përfundojë përpara nisjes së investimit të parashikuar në këtë zone dhe ndërhyrja nga autoritetet ka nisur. po punojnë për largimin e materialeve që kanë bllokuar tubacionet, ndërsa situata në rezervuar vijon të monitorohet.

Banorët e zonës janë në lot për shkak të ngordhjes masive të peshkut dhe tharjes së rezervuarit të Kasharajt. Ata thonë se situata ka shkaktuar shqetësim të madh, pasi rezervuari ka qenë prej vitesh një burim ushqimi për familjet e zonës.

Sipas banorëve, duhej të ishin marrë masa të tjera dhe puna të ishte koordinuar më mirë për të shmangur këtë situatë. Ata shprehen të shqetësuar për sasinë e madhe të peshkut të ngordhur, ndërsa tashmë rezervuari është pothuajse i tharë dhe në sipërfaqe kanë mbetur vetëm mbetje të peshkut dhe llumi.

Për ta, humbja e peshkut nuk është vetëm një dëm ekonomik, por edhe një humbje e një burimi ushqimi që e kanë përdorur prej vitesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos