Rritet buxheti për drejtësinë në vitin 2026, kush janë institucionet që të do marrin më shumë para

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2025, 17:40 | Ekonomi

Rritet buxheti për drejtësinë në vitin 2026, kush janë

Sa i përket institucioneve të drejtësisë, thuajse të gjitha kanë një buxhet më të lartë.

Rritjen më të madhe e ka Këshilli i Lartë Gjyqësor me gati 12 milionë euro më shumë, duke marrë për vitin 2026 gjithsej 68 milionë euro.

Edhe SPAK merr një buxhet më të madh për vitin 2026. Prokuroria e Posaçme do të ketë në dispozicion 21 milionë euro nga 18.8 milionë që kishte vitin e kaluar, shkruan A2 CNN.

Rritje të vogël kanë edhe Prokuroria e Përgjithshme dhe KLP, ndërsa Gjykata Kushtetuese, Shkolla e Magjistraturës, ILD dhe KPA do të marrin më pak para. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos