SHIFRAT / Turizmi u ngadalësua në korrik, ja sa të huaj hynë në Shqipëri nga fillimi i vitit

Nga Marjo Brakaj
26 Gusht 2024, 14:25 | Ekonomi

Shqipërinë e vizituan mbi 6.3 milionë të huaj deri në muajin e shkuar. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në krahasim me  janar-korrikun e një vitit më parë, shifrat e turistëve janë zgjeruar me mbi gati 1.2 milionë apo 23.2 për qind.

SHIFRAT / Turizmi u ngadalësua në korrik, ja sa të huaj hynë

“Nuk besoj te këto shifra përndryshe nuk do të kishim këtë situatë”, thotë për A2 CNN Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik Shqiptar.

Pas muajve të tërë me rritje dyshifrore, turizmi në muajin korrik u rrit me vetëm 2.7 për qind duke dhënë shenja të qarta ngadalësimi dhe duke konfirmuar situatën që turoperatorët dhe strukturat akomoduese raportonin në pjesën e parë të këtij muaji.

SHIFRAT / Turizmi u ngadalësua në korrik, ja sa të huaj hynë

“Një tjetër element është turisti kosovar që mungon këtë vit si pasojë e liberalzimit të vizave, por edhe ofertave më të mira nga vendet e tjera”, thotë Kasa.

Ndërkohë, deri në korrik nga vendi rezulton të kenë dalë gati 4.4 milionë shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve më shumë se sa një herë. Në krahasim me janar-korrikun e një viti më parë, numri i shqiptarëve që kanë dalë nga ajri, toka apo deti është rritur me gati 617 mijë apo 16.4 për qind.

SHIFRAT / Turizmi u ngadalësua në korrik, ja sa të huaj hynë

“Po shkojnë në Turqi, në Sicili. Kjo pasi tashmë ka dy avionë në javë. Veriu i Greqisë, Halkidiki është gjithashtu shumë e preferuar”, thotë Kasa.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se pjesa më e madhe e atyre që vizituan Shqipërinë deri në korrik, mbi 65 e totalit ishin nga shtet europiane. Pjesa tjetër rezultojnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Azia Lindoree Paqësori e Afrika.

SHIFRAT / Turizmi u ngadalësua në korrik, ja sa të huaj hynë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos