Skema Kombëtare e Investimeve, zv/ministri i Bujqësisë takon fermerët e Shkodrës

Nga Marjo Brakaj
7 Gusht 2025, 17:46 | Ekonomi

Skema Kombëtare e Investimeve, zv/ministri i Bujqësisë takon

Në një takim me fermerë të Qarkut Shkodër, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, së bashku me ekipin teknik të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, prezantuan mundësitë konkrete të financimit që ofron Skema Kombëtare e Investimeve 2025.

Skema përfshin 9 masa mbështetëse posaçërisht për sektorin bujqësor, të cilat synojnë të nxisin investimet në bujqësi, blegtori dhe përpunim agroushqimor, shkruan A2.

Në qendër të bashkëbisedimit ishte orientimi praktik i fermerëve mbi mënyrën e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm si dhe përfitimet që ofron kjo skemë, me qëllim që çdo investim të shoqërohet me mbështetje të garantuar.

Fermerët përfitojnë grant deri në 50% të vlerës së investimit, ndërsa pjesa tjetër mund të financohet përmes Kredisë së Butë, me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane deri në 70% të kolateralit, duke e bërë kështu të mundur mbulimin e plotë të kostos së projektit të tyre.

Aplikimet për përfitim nga Skema Kombëtare e Investimeve 2025 janë të hapura deri më datë 30 shtator 2025. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos