Tatimi mbi shitjen e pronave, të ardhurat u rritën me 26% në 6 mujorin e parë të 2025

Nga Marjo Brakaj
6 Gusht 2025, 18:51 | Ekonomi

Tatimi mbi shitjen e pronave, të ardhurat u rritën me 26% në 6

Të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme janë në rritje për gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informacionit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për NAREA (National Albanian Real Estate Association), për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë arkëtuar gjithsej 4.2 miliardë lekë nga tatimit mbi të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme.

Të ardhurat nga ky tatim janë rritur me 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për 6-mujorin e 2025, pothuajse 98% e të ardhurave i takonin kësaj drejtorie. Kjo nënkupton se tatimi buron kryesisht nga shitjet e firmave të ndërtimit.

Nga ana tjetër, agjentët e pasurive të paluajtshme shprehen se procesi i rivlerësimit që pritet prej më shumë se një viti dhe i lajmëruar përsëri shumë para kohe, ka ndikuar negativisht në tregun e rishitjes së pronave.

Një pjesë e pronarëve preferojnë ta shtyjnë nxjerrjen e pronave në shitje, deri në kryerjen e rivlerësimit, për të përfituar një vlerë më të ulët tatimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos