“Të na vijë turp që nuk po ndalim dot boshatisjen e vendit”

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2024, 21:09 | Ekonomi

“Të na vijë turp që nuk po ndalim dot boshatisjen e

Raporti i tranzicionit 2023-2024, publikuar nga BERZH nxori edhe një pah disa të vërteta shqetësuese rreth ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare, ku spikati fakti se kënaqësia për të jetuar në Shqipëri jo vetëm që nuk është rritur, por është në rënie kundrejt 8 viteve më parë.

Çuditërisht, kjo ndodh në një kohë kur ekonomia shqiptare raportohet në rritje të vazhdueshme. Për këtë çështje u diskutua këtë të premte në A2 Business nga Aurora Sulçe, ku ish-ministër i Ekonomisë, Zef Preçi, i vuri të gjithave një emërues të përbashkët, boshatisjen e vendit. Ai tha se të gjithë jemi përgjegjës që nuk kemi bërë apo nuk po bëjnë diçka për ta ndalur këtë fenomen.

“Duhet të ndajmë dy gjëra. E para, një Shqipëri reale, ajo e përditshme mes njerëzve ku jetojmë, me problematika të reja dhe të vjetra. Së dyti, një Shqipëri virtuale që krijohet nga media, propaganda. Në këtë këndvështrim, unë e shoh këtë indeks thjesht si një përmbledhje. Të marra të gjitha së bashku, situata e vendit dhe kënaqësia për të jetuar në vend, kanë një tregues të përbashkët, boshatisjen e vendit. Edhe neve duhet të na vijë turp për faktin që nuk kemi qenë dhe nuk jemi në gjendje të kontribuojmë për ta dekurajuar këtë fenomen dhe duhet të ruhemi nga keqpërdorimi i indekseve të tilla.

Pavarësisht kësaj, lidhja e kënaqësisë për të jetuar në një vend, lumturisë dhe rritjes ekonomike duhet parë më shumë si një indeks në morinë e indekseve sesa një lidhje e vërtetë. Një rritje ekonomike më pak se 6 përqind, në fakt, nuk krijon vende të reja pune, nuk përmirëson mirëqenien dhe realisht nuk jep ndonjë kontribut real në ekonomi. Jemi në një fazë rimëkëmbje pas krizës dhe shpresojmë që kjo tendencë të ruhet”, tha Zef Preçi, ish-ministër i Ekonomisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos