E përshtatur në shqip do të ishte “Teknologji Financiare”. Bëhet fjalë për “Fintech”, tërësinë e mjeteve digjitale që mundësojnë pagesat me kartë, garantojnë sigurinë e të dhënave të kompanive dhe bëjnë më të lehta për njerëzit të gjitha shërbimet e tjera financiare. Pjesë e këtij evolucioni është bërë edhe Shqipëria, që tashmë po shtrihet edhe në të tjera drejtime si agro-tuzimi dhe turizmi.
“Për të parën herë ne jemi duke përgatitur një projekt për sipërmarrjet në sektorin e agro-turizmit. Turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm, me një peshë të madhe në Prodhimin e Brendshëm Bruto. 2030-a do të jetë një pik pikë kthese për të gjithë ne ndaj ne po përpiqemi që të ndihmojmë gratë në këto sipërmarrje, bizneset familjare dhe “Start –Up” që të përfitojnë nga digjitalizimi,” shprehet sipërmarrësja Fabiola Duro.
Rëndësia e “Fintech” pranohet edhe nga Banka e Shqipërisë, që premton më shumë lehtësi për sipërmarrjen digjitale.
“Ky lloj zhvillimi merr një rëndësi të veçantë në vende si Shqipëria që po përpiqen fort të zhvillojë turizmin dhe agroturizmin. Nga ana tjetër edhe Banka e Shqipërisë është duke punuar të krijojë kushtet më të përshtatshme që “Finech” të zhvillohet,” thotë Luljeta Minxhozi, zëvendësguvernatore e Bankës së Shqipërisë.
Po si në çdo fushë tjetër theksi vihet te komunikimi dhe bashkëveprimi. Përndryshe, vështirës e mund të arrihen rezultate.
“Ka nevojë për komunikim. E vë theksin te komunikimi dhe bashkëveprimi i sistemit bankar me Fintech. Sigurisht që nuk pres që kjo të ndodhë shpejt, por duhet. “Fintech është e ardhmja e financave dhe jo vetëm,” deklaron Eduard Shalsi, Kryetar i Komisionit të Ekonomisë.
Për t’i dhënë një tjetër hov zhvillimit të “Teknologjisë Financiare”, Innvest bëri bashkë aktorë nga ky komunitet në një event të titulluar "Drejt rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor." (A2 Televizion)