Situata në alert, rriten prurjet në lumin Vjosa, niveli shkon në 8.3 metra

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2025, 20:17 | Aktualitet

Situata në alert, rriten prurjet në lumin Vjosa, niveli shkon në

Prurjet në lumin Vjosa kanë vijuar me intensitet të lartë këtë mbrëmje të ditës së premte.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se shiriti matës i metrave që ndodhet në urën e vjetër të Mifolit është mbuluar totalisht, ç’ka tregon se niveli ka shkuar në 8.3 metra.

Situata vazhdon të jetë në alert, për shkak se zona rrezikon. Rreziku vazhdon për përmbytjen e tokave të tjera bujqësore, si dhe shtëpive e njësive të biznesit.

Ndërkohë niveli i Vjosës pak nga pak po mbulon dhe urën e vjetër të Mifolit duke u futur në pikën kritike, shkruan A2 CNN.

Uji i lumit po shkon në nivel maksimal dhe pritet që të kaloj argjinaturën e Vjosës në vijimësi, nëse prurjet do të jenë të larta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos