Gati tre muaj pas hyrjes në fuqi, shoqata e kontabilistëve ka kërkuar shfuqizimin e pjesshëm të ligjit. Në kërkesën e depozituar argumentohet se baza ligjore cenon barazinë, shkel të drejtat ekonomike dhe të profesionit.
Ligji i ri parashikon zbatim në dy periudha. Pas zbritjes së shpenzimeve, fitimet e të vetë punësuarve, personave fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira nga 1 janari 2024 taksohen me normat 15 për qind dhe 23 për qind. (A2 Televizion)