Bujar Leskaj takon banorët e Novoselës pas përmbytjeve: Këtu bashkohet fatkeqësia natyrore me paaftësinë dhe korrupsionin qeveritar

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2025, 20:24 | Politikë

Bujar Leskaj takon banorët e Novoselës pas përmbytjeve: Këtu

Deputeti i Partisë Demokratike të qarkut Vlorë, Bujar Leskaj, pasditen e sotme është takuar me banorët e Qendrës Administrative Novoselë, ku prej dy ditësh lumi Vjosë ka dalë nga shtrati, duke përmbytur 14 banesa – 3 në fshatin Mifol, 11 në Novoselë, si edhe stalla me bagëti në fshatin Bishan.

A2 CNN bën të ditur se gjatë bisedës me deputetin, një nga banorët shprehu shqetësimin për mungesën e mbështetjes dhe dëmshpërblimeve ndër vite:

“Nuk kemi marrë asnjë dëmshpërblim nga përmbytjet e kaluara. I kanë marrë ata që jetojnë në pallate. Argjinatura këtu është bërë me dhe. Ku shkuan fondet? Dy milionë euro u hodhën në letër, këtu s’janë përdorur më shumë se 100 milionë lekë. Të tjerat i vodhën. Ne rrezikojmë të mbytemi çdo vit”, tha një pre banorëve.

Deputeti Leskaj, në një reagim të prerë, u shpreh:

“Këtu bashkohet përmbytja natyrore me paaftësinë dhe korrupsionin qeveritar. Për vite me radhë nuk është përfunduar argjinatura e Vjosës, fondet për kullimet dhe kanalizimet vetëm janë abuzuar. Një pjesë e banorëve nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet e shkaktuara nga përmbytjet e mëparshme. Situata sot është kritike dhe mbetet të shpresojmë që niveli i ujit të bjerë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos