Zgjedhjet po afrojnë, biznesi kërkon nga politika rikthimin e taksës së sheshtë

Nga Marjo Brakaj
13 Mars 2025, 17:22 | Ekonomi

Zgjedhjet po afrojnë dhe biznesi kërkon nga ata që do të qeverisin vendit pas 11 majit një sistem të ri fiskal me bazë rikthimin e taksës së sheshtë. 

“Kjo do të krijojë më shumë vende pune dhe do të lehtësojë barrën mbi bizneset dhe qytetarët Norma e TVSH-së për sektorin e agro-përpunimit të bëhet 5për qind-7për qind.  Rivendosja e shkallës së kompensimit të fermerëve për TVSH-Kreditim me 75për qind të TVSH për shitjen e produktit bujqësor vendas nga subjektet që nuk janë objekt i TVSH-së”, shprehet Nikolin Jaka.

Për sektorin e turizmit propozohet vendosja e bakshishit të detyruar si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe subvencionet e pagave për punonjësit jashtë sezonit.

 “Nisur nga eksperienca e shumë vendeve të botës fatura përmban sektorin "TIP" ( bakshish) që i jep mundësi klientit, të shpërblejë personelin e shërbimit pa rënduar xhiron e subjektit. Kjo do të ndihmojë në rritjen e interesit për të punuar në sektorin e shërbimeve. Mendojmë se në Shqipëri duhet të mos tatohen të ardhura që shkojnë deri 1500 Euro. Subvencionet në paga e sigurime për punonjësit sezonal të turizmit-Turizmi është një industri sezonale”, shton Jaka.

Sa i takon sektorit të ndërtimit, propozohet ulje e taksës së ndikimit në infrastrukturë dhe taksë rivlerësimit që aplikohet në rastet e shit-blerjes së pronave.

“Taksa e ndikimit në infrastrukturë, përveçse duhet të rishikohet në aspektin e shkallës tatimore të aplikuar, në veçanti në Tiranë, ku identifikojmë si më të përshtatshëm rangun nga 2-6për qind, mënyra e llogaritjes së saj propozojmë të jetë e orientuar edhe drejtë kostos. Të hartohet një ligj për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në masën 3-5për qind  Taksa për kalim të pasurisë së patundshme të jetë jo më shumë se 7për qind”, deklaroi Jaka.

Një ndër kërkesat e parashtruara nga sipërmarrjet në vend ndaj politikës është dhënia e “dritës jeshile” të mbetjeve që përdoren si lëndë e parë nga disa prej industrive në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos