Vrasje me armë zjarri në Selenicë

Nga Edi Ruçi
1 Nëntor 2025, 20:36 | Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Selenicë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Selenicë.

A2CNN bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjorm.

35-vjeçari u plagos në qendër të fshatit. Më pas, personi i plagosur ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Vlorës.

Viktima i identifikuar si Dalan Alliaj ishte banues në Levan dhe kishte shkuar në fshatin Gjorm tek njerëzit e tij për vizitë.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos