
Policia e Durrësit ka arrestuar një 49-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një mjeku në Shijak.
Sipas njoftimit zyrtar, "specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç".
Ky shtetas, në ambientet e godinës së Radiologjisë në Qendrën Shëndetësore Shijak, ka goditur me grusht mjekun A. D., 34 vjeç, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, shkruan A2.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. (A2 Televizion)
