Del nga rruga mjeti i tonazhit të rëndë në aksin Lushnjë-Berat, plagoset rëndë drejtuesi

Nga Çaku Tafa
1 Nëntor 2025, 15:27 | Kronikë

Del nga rruga mjeti i tonazhit të rëndë në aksin

Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në aksin rrugor Lushnjë–Berat, në afërsi të fshatit Barbullinjë, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal kullues.

Mësohet se mjeti që transportonte çakull është përmbysur pasi i ka shpërthyer goma e përparme, duke humbur kontrollin në një kthesë të rrugës.

Drejtuesi i kamionit ka mbetur i plagosur dhe është nxjerrë nga zjarrfikësit për t’u transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në momentin e nxjerrjes nga kabina, ai ka qenë koshient, por kishte pësuar plagë të rënda.

Fatmirësisht, nuk ka pasur mjete të tjera të përfshira në aksident. Në vendngjarje ndodhen efektivë të qarkullimit rrugor, të cilët po dokumentojnë ngjarjen dhe po disiplinojnë qarkullimin në këtë aks rrugor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos